Propozimet e PD për ndryshimet Kushtetuese/ Flet Balla: Të gatshëm për t’i diskutuar

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kryesia e Kuvendit, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përshëndetur nismën e PD-së për amendamentet për Ndryshimet Kushtetuese.

Sipas Ballës, PS është e hapur për të diskutuar çdo propozim që vjen nga opozita, ndërkohë që  është ndalur edhe tek zgjatja e  mandatit të KPK dhe komisionerit Publik duke thënë

E përshëndes këtë qasje të re të opozitës me propozime konkrete. Duhet diskutim dhe do i shikojmë me vëmendje. Kushtetuta ka të përcaktuar qartë shqyrtimin e propozimeve për ndryshime. E thash edhe radhën e kaluar për komisionin hetimor. Kuvendi do të ngrenë një Komision të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do të diskutohet gjithçka.”

“Edhe në progres raportin e sotëm të BE duhet të kemi një dialog politik për të zgjedhur çështjet dhe propozimet e veta. Dua të theksoj se çështja e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të KPK dhe Komisionerëve është një çështje që nuk është e jona por është teknike për të zgjatur mandatin e këtyre dy institucioneve për të garantuar proces të njëjtë dhe e përsëris që duhet ky nivel teknik për të mos u bërë politik. Se kemi rënë dakord në 2016 që vettingu të bëhet KPK . Të përmbyllet nga një trupë e pavarur kjo”.

“Ky është sugjerim që ka ardhur nga partnerët.” Tha Balla.

vijon…

Zjarr Tv Ad