Propozimi i një zëvendësuesi për Metën dhe takimi në një darkë me Lulzim Bashën, flet për herë të parë Taulant Balla

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

A keni mednuar një emër zëvendësues për emërimin në postin e presidentit?

Taulant Balla: Kjo nuk është një pyetje për të cilën mund të përgjigjem sot. Kuvendi ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidencës. Kështu që ne mirëpresim cdo vendim të gjykatës Kushtetuese. Unë kam qenë kryetar i grupit parlamentar të kaluar dhe qëndrimi ynë është shumë i qartë ku kemi thënë se kemi votuar pro shkarkimit sepse Meta ka shkelur Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese do shprehet në fund të janarit apo deri nga mesi i muajit shkurt për rastin në fjalë. Në mos gaboj në fillim të muajit prill, Kuvendi hyn në afatet për zgjedhjen e një personi në postin e presidentit. Edhe në rast të një shkarkimi të parakohshëm është përcaktuar me ligj se kush kryen funksionet e presidentit.

A jeni takuar në një darkë me Lulzim Bashën?

Kurrë në jetë nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Berisha është vetëm një rishfaqjen e 30 viteve të Berishës i cili vetëm me gënjeshtra dhe shpifja e mashtrime ka lënë trashëgiminë e vetë politike. Do e quaja të paprecedentë që një person i shpallur non-grata merr gjithë këtë vëmendje. Si një politikan që beson shumë tek roli i pazëvendësueshëm i SHBA-ve jo vetëm që e kam përshëndetur këtë vendim por mendoj se institucionet e vendit duhet të çojnë përpara hetimet ndaj këtij individi.

Me keqpërdorimin për nevoja politike edhe për fatkeqësitë familjare. Rasti në fjalë ka qenë një vizitë në shtëipinë e një miku të vyer dhe ku kemi rastisur me shumë njerëz të tjerë. Se po I hyra del që mund të kem rastisur edhe me njerëz nga foltorja e Sali Berisha. Janë të shumta rastet kur Berisha ka mohuar edhe lidhjen familjare me ata të cilët ishin përfshirë në tragjedinë e Gërdecit. Unë me Lulzim Bashën jam takuar vetëm në një gjyq për shpifje, kam fituar në shkallën e parë dhe pres të fitoj edhe në Apel.

Zjarr Tv Ad