Propozimi i PD për “Vettingun e Politikanëve”/ Dashamir Shehi: Të nisë nga Basha…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleati i PD, Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar vettingun e politikanëve,  duke deklaruar se ky proces duhet të nisë nga Basha.

Në studion e “Open”, ndryshe nga Basha, Shehi ka lobuar në ngritjen e strukturave të posaçme, sepse sipas tij po ngarkohen strukturat hetimore.

“Çfarë do të bëjë S*PAK më përpara?  Ne po i ngarkojmë strukturat hetimore dhe duhet t’i zgjedhe disa nga hallet e mëdha që ka Shqipëria. Jam dakord me qëllimin e mirë dhe klasa politike të kontrollohet. Nuk jam dakord të përzihen të gjitha gjërat bashkë sepse nuk del asnjë rezultat i mirë. Nëse Basha do, duhet ngritur një strukturë tjetër e të mos përzihen gjërat. Duhet të ketë një tjetër mekanizëm, më i thjeshtë dhe më transparent. Me një lloj lëmshi do të bëhet zhurmë shumë e punë pak. Procesi moralisht është i qëndrueshëm dhe i drejtë. Të nisë nga Basha dhe shefat, do të ishte gjë e mire”.

Më tej ai ka shtuar se shqiptarët tashmë janë në dijeni mbi zyrtarët politikë, të cilët janë të korruptuar.

“Shqiptarët tashmë e dinë kush janë të ko*rruptuarit. Disa në këtë proces mund të certifikohen si të pa*korruptuar”, theksoi kreu i LZHK-së.

Zjarr Tv Ad