“Propozimi i Ramës për bazën e NATO-s, një mega skandal”- Berisha: Ka qëllimet e veta korruptive! Stoltenberg bëri sikur nuk e dëgjoi

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi një mega skandal propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një bazë ushtarake të NATO-s në Portin e Porto Romanos në Durrës.

Berisha deklaroi se kjo është një tentativë e Ramës që kërkon të përdorë reputacionin që ka aleanca për qëllimet e veta korruptive.

“Është e gatshme të ofrojë të gjitha lehtësirat për përmbushjen e misionit të saj të madh. E përshëndes për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e Edi Ramës i cili për të mbuluar mega aferën e tmerrshme të përvetësimit të tokës në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO-s në Porto Romano.

Ky propozim i Edi Ramës është mega skandal që kërkon të përdorë reputacionin që ka aleanca për qëllimet e veta korruptive.

Para kënaqësinë e madhe të konstatoj se në konferencën e shtypit se Stoltenberg bëri sikur nuk e kishte dëgjua Ramën për bazën e NATO-s. Foliu për Ballkanin dhe unë e përshëndes përzemërsisht. Shton këtu se është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh në një kohë kur ke damkën e një megakorruptori”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad