“Prostitucion, dhunë e skllavërim ndaj të miturve”/ Arrestohet 43 vjeçari në Berat, i “shumëkërkuar” në Itali (EMRI)

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DVP Berat

Ndalohet 1 shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat u bë ekzekutimi, në IEVP Berat, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky shtetas aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet burgim, në IEVP Berat, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Zjarr Tv Ad