Protagonist edhe në Ligën e Konferëncës, Cikalleshi dhuron assist në fitoren e Konyaspor

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sokol Cikalleshi është titullar i padiskutueshëm tek skuadra e tij Konyaspor, ku përvec golave ai ndihmon shokët e skuadrës edhe me asistime.

Mbrëmjen e djeshme turqit luajtën në transfertë përballë bjellorusëve të BATE Borisov. Konyaspor edhe pse me një lojtar më pak arriti ta fitonte sfidën me rezultatin e thellë 0-3.

Ishte Zymer Bytyqi ai që hapi serinë e golave në minutën e 39-të por vetëm një minutë më vonë turqit ngelën me dhjetë lojtar pas daljes me të kuq të mbrojtësit Yazgili.

Me fillimin e pjesës së dytë trajneri largoi nga fusha e lojës Cekicin për të mbrojtur rezultatin. Megjithatë Konyaspori arriti të shënoj edhe golin e dytë me anë të Michalak, asistin e këtij goli e dha pikërisht Sokol Cikalleshi.

Kavajasi pasi mori një top nga rivënia anësore e krosoi atë në një distancë të largët duke nxjerrë polakun përballe portierit dhe duke realizuar golin e avantazhit të dyfishtë.

Në fundin e takimit skuadra turke gjeti edhe golin e tretë duke hipotekuar në këtë mënyrë kualifikimin për në fazën tjetër.

Zjarr Tv Ad