Protesta/Banorët lirojnë rrugën, zhduken mjetet e tonazhit të rëndë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Astirit bllokuan rrugën për disa minuta sot, ku nuk mungoi edhe përplasja me Policinë Bashkiake, e cila ndodhej në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Pas negocimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën, dhe ka rinisur qarkullimi.

Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës. Ditën e djeshme u shembën 2 objektet e para.

Kjo është dita e 24-rt e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.

Zjarr Tv Ad