Protesta/Blindohet Kryeministra e Parlamenti. Ja masat e policisë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për mbarëvajtjen e protestës së të premtes policia ka hartuar një plan masash për ruajtjen e institucioneve dhe rendit publik.Rreth 1700 forca policie pritet që të angazhohen pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe ata “Shqiponja” ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gadishmëri në pjesën e pasme.

Një pjesë tjetër do të jetë e pozicionuar pranë parlamentit. Në gadishmëri pranë godinës së kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës. Në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në institucione apo të kërcënojnë shëndetin dhe jetën e punonjësve të policisë do të përdorë gaz lotsjellës.

Në gadishmëri pranë ambjenteve ku donte zhvillohet protesta marshim do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht Zhan Dark. Autobusat si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të Veriut do të grumbullohen tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa te Jugut tek Fakulteti i Ekonomikut.

Opozita ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për një protestë marshim nga ora 20.00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë duke i dhënë leje për protestë deri në 22:00.

Zjarr Tv Ad