Protesta/ Deputetët e opozitës dorëzojnë publikisht mandatet: Rama ik!

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para parlamentit. Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës janë mbledhur tek Parlamenti dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestuesve iu janë bashkuar liderët Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha etj.

Deputetët kanë dorëzuar publikisht mandatet e tyre. I pari ka qenë Ervin Salianji.

Klevis Balliu: Fuqia është e juaja. I themi këtij krimineli njëzëri: Rama ik. Sot është koha juaj dhe merrni në dorë fatet e vendit.

Shpëtim Idrizi: Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë. Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve. I them o nëtëdhejetë e nëtshë largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin.

Jorida Tabaku në protestë: Sot bëhemi bashkë për të larguar këtë shtet që ka kapur për fyti të gjithë. Sot bëhemi bashkë për të shporrur këtë qeveri dhe Ramën.

Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!

Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.

Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.

Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.

Kejdi Mehmetaj: Mandati i deputetes nuk është i imi, mandati është i juaji, është i të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpine tonë!

Ndryshe nga protesta e kaluar policia ka forcuar radhët e saj. Janë 7 kordonë policësh para parlamentit. Mësohet se efektivët e FNSH-ve janë vendosur pas tre kordonëve së policisë së rendit dhe 3 kordonëve të forcave Shqiponja. Ndërkohë protestuesit janë mbledhur para parlamentit. Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por tubimi do të mbahet para parlamentit.

1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit, ndërsa garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba. Protestuesit kanë nisur thirrjet e tyre “Rama ik” duke iu rënë vuvuzelave.

Mësohet se tashmë është formuar kordoni i policisë përgjatë parlamentit. Po kështu është bllokuar pedonalia për këmbësorët dhe qarkullimi në rrugën “Xhorxh Bush”.

 

 

Zjarr Tv Ad