Protesta dhe thirrjet “Kosova është Serbi”, Albin Kurti i përgjigjet nga Shqipëria: Ekstremistët janë të inkurajuar nga Beogradi

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti flet për protestën në ambasadën shqiptare në Serbi, ku një grup të djathtës ekstreme serbe kanë lëshuar thirrje “Kosova është Serbi”.

Kryeministri Kurti deklaroi se këto janë një pakicë të inkurajuar nga Beogradi.

“Në Kosovë ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane. Mirpo ata janë një pakicë e papërfillshme ndonëse ndonjëherë e dhunshme dhe e turpshme. Besoj që në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart”, u përgjigj Kurti.

Albin Kurti ishte në Shkodër për të parë ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Vllaznisë dhe Prishtinës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vizita e kryeministrit Kurti në Shqipëri vjen një ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Zjarr Tv Ad