Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së ditës së martë në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i Shtetit thotë se kjo do të jetë një protestë qytetare.
Kreu i PL-së shprehet se shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë, pasi kjo qeveri po i vjedh dhe se korrupsioni është galopant.
Aferën e inceneratorëve, Ilir Meta e konsideron se “kryeveprën” e paligjshmërisë dhe të korrupsionit.
“Protesta e 13 Shtatorit është protesta e qytetarëve! Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë dhe çdo minutë, sepse korrupsioni galopant i Qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria! Të martën, ora 18:00, takohemi të gjithë tek inceneratori i Tiranës, “kryevepra” e paligjshmërisë dhe e korrupsionit”, shkruan Meta.