Protesta e 12 Nëntorit, Berisha mesazh qytetarëve në TikTok: Nëse ndiheni të pafuqishëm, bashkohuni për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes tuaj

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në rrjetin social TikTok në lidhje me protestën e thirrur ditën e nesërme nga opozita.

Berisha shprehet se nëse ndiheni të pakënaqur me realitetin e sotëm politik duhet të bashkoheni në protestën e madhe për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes.

“Të dashur miq të mi të Tik Tokut në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’iu ftoj të reflektoni. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur me drejtimin që po ecën Shqipëria. Me mundësitë që ajo afron, me arsimimin, me rrogat dhe çmimet ju mund të qëndroni në shtëpitë tuaja por nëse jeni të pakënaqur për të gjitha këto dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe vendin tuaj që ndodhet në rrëzik. Në vitet 90 unë bashkë me moshatatët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dili zot vetes të ardhmes dhe Shqipërisë. Ju ftoj të shihemi nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 16:00”, shprehet Berisha.

Zjarr Tv Ad