Protesta e 12 nëntorit, Gjiknuri: Berisha dhe Meta duan të na kthejnë pas, Shqipëria ka parë edhe më keq por ne jemi të përgatitur…

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Damian Gjiknuri nga Elbasani është pyetur për protestën që do të mbaj opozita ditën e nesërme. Gjiknuri tha se është një ngjarjë shumë e vogël në rrugën e madhe të kombit shqiptar. Ai tha se Berisha dhe Meta e organizojnë këtë protestë për interesat e tyre dhe se kërkojnë të kthejnë vendin pas.

Megjithatë Gjiknuri pronoi se sot shqiptarët përballen me vështirësi duke i lidhur me faktor global, si lufta dhe inflacioni.

Gjiknuri: Shqipëria është rreshtuar me aleatët e duhur dhe ka një të ardhme të sigurt. Janë miza skene, mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi .

Shyqyr që kemi ardhur në ditën që Shqipëria të protestojë, të ketë liri fjale. Në fund të fundit nuk është hera e parë që bëhen protesta, është e drejta legjitime. Shpresoj të mos iu kthehen riminishencat e të kaluarës, të personave që kanë marrë përsipër ta udhëheqin atë, dihet tendenca e tyre ndaj respektit të rendit.

Shqipëria ka parë edhe më keq, është shumë më e përgatitur nga cka qenë dhe kombi ka sfida edhe më të mëdha të krijuara nga ngjarje globale.

Kemi luftuar për liri, stabilitet, është nga ato ngjarje që do provoj se stabiliteti i vendit është më i madh se sa interesat e ngushta të disa aktorëve që duan të na kthejnë pas. Nuk kam asnjë mesazh për kryedemokratët. Shqiptarët janë në një gjendje të vështirë që lidhen me luftën dhe inflacionin. Të besojmë të e ardhmja te aleatët tanë perëndimorë.

Zjarr Tv Ad