Protesta e 12 nëntorit/ PAA thirrje shqiptarëve: Zëri i bashkuar të largon nga drejtimi i Shqipërisë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i ka bërë thirrje shqiptarëve, anëtarë dhe simpatizantë të bashkohen në protestën mbarëkombëtare ditën e shtunë, datë 12 Nëntor, ora 16:00 në sheshin Skënderbej.

Postimi i plotë:

Të nderuar motra e vëllezër, anëtarë dhe simpatizantë të PAA në emër të Kryetarit të kësaj partie, ju ftoj të gjithve ju ti bashkoheni protestës mbarëkombëtare ditën e shtunë, datë 12 Nëntor, ora 16:00 në sheshin Skënderbej.

Çdo kush nga ju  me pjesëmarrjen në këtë protestë, i tregojmë në mënyrë të qytetëruar qeverisë në pushtet se: vota e shqiptarëve tè sjell në pushtet dhe zëri i bashkuar i shqiptarëve të largon nga drejtimi i Shqipërisë.

Mirënjohje

Agron Duka

Zjarr Tv Ad