Protesta e 16 shkurtit, Policia e Tiranës i refuzon lejen opozitës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës i ka refuzuar opozitës kërkesën për lejen e protestën së 16 shkurtit. Në kërkesën e saj drejtuar policisë, opozita kërkonte lejimin e tubimin para Piramidës, para kryeministrisë dhe në rrugën Ismail Qemali. Ndërsa, në shkresën e Policisë thuhet se refuzohet dhënia e lejes për protestën e organizuar nga opozita në disa nga këto ambiente.

“Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës”, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”.

 

Zjarr Tv Ad