Protesta e 8 janarit, Baçi: Ky veprim duhet të ishte bërë më shpejt

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar protestën që pritet të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha më datë 8 janar. Ai u shpreh se një veprim i tillë duhet të ishte bërë shumë më përpara pasi kjo kërkohet nga demokratët. Baçi tha se kjo protestë duhet të kishte ardhur që pas zgjedhjeve të 25 prillit teksa shtoi se “Foltorja” e Berishës solli analizë për gjithë veprimtarinë e PD.

Sipas tij, Kuvendi i 11 dhjetorit ishte historik dhe i pakrahasueshëm si nga pjesëmarrja ashtu edhe nga vendimet.

“Ky veprim duhet të ishte bërë më shpejtë pasi ishte një kërkesë e vetë demokratëve, të atyre që realizuan një proces të brendshëm shumë demokratik brenda PD-së. Një proces që duhet të ishte bërë që pas 25 prillit. Lëvizja e Doktor Berishës “Foltorja” dhe gjithë takimet ishin një analizë e detajuar për gjithë veprimtarinë e PD-së. Të gjitha këto diskutime që u bënë në të gjitha takimet e çdo dege të PD-së, konkludoi me një rezultante me Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili ishte një Kuvend historik dhe nga përmasat i pakrahasueshëm, nga pjesëmarrja dhe nga vendimet që mori”, u shpreh Baçi.

Deputeti tha se Kuvendi i 11 dhjetorit prodhoi referendumin e parë të Partisë Demokratike nga ku u shkarkua kreu i saj, Lulzim Basha. Ai u shpreh se ai vendim dhe të gjitha vendimet e marra në Kuvend duhet që të zbatohen teksa shtoi se është për të ardhur keq mënyra sesi Basha dhe mbështetësit e tij flasin për vendimet e demokratëve. Sipas tij, Basha duhet ta dijë se pjesëmarrja e 11 dhjetorit kishte një pjesëmarrje historike dhe masive.

“Ishte një organizim perfekt dhe një Kuvend për herë të parë të thirrur nga anëtarësia, nga delegatët, vendimet e tij ishin historike që do të luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në të ardhmen e PD-së. Ky Kuvend prodhoi edhe referendumin e parë të kësaj partie, ku u shkarkua me 4446 vota të delegatëve Lulzim Basha. Ky vendim dhe të gjitha vendimet e këtij Kuvendi duhet të vihen në zbatim. Për të ardhur keq për mënyrën se si flasin Basha dhe mbështetësit e pakët të tij pasi ai duhet të dijë sa ka qenë prezenca e demokratëve në Referendumin historik të 11 dhjetorit. Ishte nën monitorim nga hapja e procesit deri në votimin e demokratit të fundit, me pjesëmarrje masive”, tha ai.

Zjarr Tv Ad