Protesta e 9/Opozita sërish në rrugë për të “sfiduar” 30 qershorin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e bashkuar do të mblidhet sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeveria tranzitore. Kjo e sotmja është protesta e 9-të kombëtare e opozitës, ndërsa “beteja” mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit, vijon të jetë tejet e ndezur.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar dhe përsëritur për të disatën herë se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa nuk ka munguar apeli i tij drejtuar të gjitha palëve, që të punojnë intensivisht për të tejkaluar ngërçin e krijuar.  Përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild” zbuluan biseda të ndryshme të zyrtarëve të Partisë Socialiste, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.  Në materialet audiopërgjuese ata shfaqeshin duke biseduar për pazare elektorale në Durrës dhe në Dibër, ndërsa nuk mungonin presionet dhe shantazhet ndaj votuesve.

Ky zhvillim i ri ka acaruar edhe më tej opozitën, e cila është shprehur se gazeta gjermane ka faktuar tashmë pretendime e denoncimet e saj se kryeministri, Edi Rama,  ka blerë zgjedhjet dhe ka bashkëpunuar me bandat. Drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se protesta e sotme do të jetë paqësore.

Kryedemokrati, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të dalin sot në shesh së bashku me familjet e tyre për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit.  Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për protestë paqësore, ndërsa theksoi se do të dalë në mbrojtje të procesit zgjedhor. Në tre ditët e fundit militantët e opozitës janë përplasur me Policinë e Shtetit në disa KZAZ, situatë kjo që u pasua edhe me arrestimin e disa qytetarëve, mes tyre zyrtarë të bashkive të djathta.

Zjarr Tv Ad