Protesta e banorëve, Marku: Banorët shantazhohen të lënë banesat, ose do i shembin me ta brenda

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e 5 Majit’ , Laprakës’ dhe ‘Paskuqanit’ kanë mbajtur edhe sot protestën e radhës, kundër shembjes së banesave, para Kryeministrisë.

Bled Marku, protestues, banor i zonës së Laprakës, tregoi ndër të tjera që ajo çfarë u premtua nga ARRSH nuk po ndodh dhe se prishja e banesave do të shtrihet edhe më gjerë, teksa tregoi se kjo situatatë u paralajmërua 7 vite më parë nga Erion Braçe në parlament.

Kjo është në kundërshtim të asaj çfarë tha dhe çfarë u bë pasi punonjësit e shtetit kanë shkuar atje dhe kanë thënën që kanë 15 ditë kohë për të liruar ambientet. Ne e dimë të gjithë që ka projekte të publikuara dhe të fshehura. Nje projekt i fshehur është ai i rrugës së Durrësit e cila nuk ka dalë ende në publik që pallatet e vjetra 3 katëshe që janë nga Kafe Flora’ në ‘Zog të Zi, do të shemben dhe do të ndërtohen të reja.

E ka pas thënë Erion Braçe në 2015-tën, në parlament, por kaloi pa vëmendje kjo gjë por tani duket që po merr jetë. Është ‘Astiri, Unaza’, ‘Insituti Bujqësor’, është edhe’ 5 Maji’, pra janë më shumë se 1500, janë 1800 ose 2000 vbanesa që do të shemben, u shpreh Marku.

Zjarr Tv Ad