Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori i është bashkuar ditën e sotme protestës së banorëve të Divjakës, të cilët bllokuan për 20 minuta autostrradën Lushnje-Fier si revoltë kundër vendosjes së barrierave metalike.
Prej vitesh vendi ku po vemndosen barrierat metalike ka qenë burim aksidenti, mirëpo banorët kërkojnë një zgjidhje për ta që tashmë duhet të bëjnë kilometra shtesë për të shkuar në Lushnje.
Menjeherë pas protestës, Ilda Dhori ka folur për Fax News, duke deklaruar se rruga nuk mund të mbyllet ashtu papritur pa gjetur më parë një zgjidhje për banorët, që tashmë duhet të bëjnë 30km shtesë për të mbërritur në Lushnje.
“Protesta e sotme ishte inxitur nga indinjata e drejte e banorëve të këtyre zonave që çdo ditë lidhen me qytetin e Lushnjes, dhe e kanë kontaktin me Lushnjen jetike për veprimtarinë e tyre shëndetësore dhe ekonomike. Isha e ftuar si qytetare e zonës. Për mua mbyllja e papritur, e palajmëruar, dhe pa i dhënë një zgjidhje qytetarëve është e padrejtë. Më parë duhej bërë mbikalimin dhe duke i dhënë zgjidhje qytetarëve, duke lehtësuar faturat dhe jo duke i rënduar.
Zgjidhja duhet të ishte bërë mbikalimi, të sigurohej lidhja me qytetin e Lushnjës. Është e vertetë që ka qenë burim aksidenti, mbyllja duhet të ishte shoqeruar me gjetjen e një zgjidhje që e kanë jetike lidhjen me qytetin e Lushnjes. Faturimi mbi 30km shtesë, knë kushtet e një karburanti të shtrenjtuar, nuk është gje tjetër veçse rritje e fatures së banorëve”, deklaroi Dhori.