Protesta e Berishës kundër ardhjes së Vuçiç, 2 mijë policë në terren, shtyllat lyhen me graso

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë, kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Protesta është njoftuar se do të nisë në orën 16:00. Protesta do të nisë në selinë e PD dhe më pas do të nisen drejt kryeministrisë.

Në lidhje me këtë protestë të paralajmëruar, policia ka marrë masat. Bëhet me dije se 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në shtylla janë vendosur kamera si dhe janë lyer me graso që mos ngjiten protestuesit.

Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë. Vuçiç dhe Zaev do të jenë për një vizitë dy ditore në Shqipëri në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Zjarr Tv Ad