Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë të ulet në dialog me fermerët që sot sërish kanë dalë në protestë duke kërkuar subvencione për prodhimet e tyre bujqësore.
Meta gjatë një postimi në rrjetet sociale, ka kërkuar që të plotësohen kërkesa e tyre për përmirësimin e paketës fiskale qe ka lidhje me bujqësinë.
“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”, shkruan Meta teksa ka postuar marshimin e fermerëve.