Protesta e Fierit, ish-deputeti i PD nxjerr emrat e të arrestuarve: A ka vend në burgje për gjithë popullin?

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Luan Baçi njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Fier, publikon një listë me emra të personave të arrestuar dhe shoqëruar në polici pas protestës së të shtunës në Fier.

Sipas tij, arsyeja është sepse protestuan, kundër Kryeministrit.

“Nuk kanë shkelur asnjë ligj, nuk kanë kryer asnjë krim, por Kryeministri ka kërkuar hakmarrje. Vazhdon lista dhe me 100 të tjerë. Kanë arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn. Që nuk janë në këtë listë, janë shumë të tjerë që po përndiqen”, shkruan Baçi.

Ai i bën thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shteti, Ardi Veliu që të mos i terrorizojë qytetarët fierakë, duke thënë se ata nuk kane bërë asgjë.

Sipas tij, banorët thjesht protestuan për më shumë siguri, kundër varfërisë dhe Kryeministrit.

“O zotërinj janë shumë, janë me mijëra ku do ti mbani, a ka vend në burgjet tuaja, për gjithë popullin? Po gaboni rëndë, ndaloni, para se t’iu ndalojë populli vetë”, shkruan Baçi.

Zjarr Tv Ad