Protesta e nesërme e opozitës, Salianji: Është përtej flamujve politikë, pse duhet që qytetarët të dalin në shesh

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se protesta e ditës së nesërme është një tubim për qytetarët, përtej flamujve politikë.

Komentet Salianji i bëri në News 24 ku ishte i ftuar, ku foli rreth pjesëmarrjes së ditës së nesërme, skenarëve, por edhe asaj se kujt i shërben protesta.

Ai shtoi se qytetarëve nuk u intereson se kush do ta organizojë protestën, por sipas tij u intereson të dalin e të protestojnë pasi mllefi ndaj qeverisë është rritur.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Pse bëhet protesta nesër? Mendoj se ajo protestë nuk bëhet për të rrëzuar qeverinë Rama, ndonëse ka koncepte brenda protestës. Kemi konceptin ortek të sugjeruar nga Berisha që mendon se protesta dhe të protestuesit krijon ortekun. Kemi dhe atë që thotë Meta; që protesta duhet të jetë qytetare. Por protesta mund të prodhojë dhe përplasje mes policinë. Këtu kemi një kontradikta që ne analistët shohim. Kam përshtypje që kjo protestë bëhet dhe për të treguar se kush e ka lidershipin e PD. Është pjesë e luftës së brendshme për pushtet. Këtu ‘fle lepuri’ dhe ky është qëllimi kryesor.

Salianji: Padiskutim do jem në protestë. Kam një kundërshtim ndaj zotit Zheji. S’është një protestë që i shërben më qëllimeve se kush e ka drejtimin e PD. Aty do të jenë njerëz që kanë qëndrime të njëjta dhe të kundërta me lidershipin. Protesta e nesërme i shërben kryesisht qytetarëve. Është e vonuar. Shumë më përpara është në avancë mllefi dhe urrejtja. Protesta duhet të kalojë përtej flamujve politikë. Qytetarëve s’ka ç’ju duhet se kush e thërret protestën secili do protestojë për shumë arsye. Për çmimet e energjisë elektrike, apo çmimin e produkteve ushqimore. Njerëzit nuk kanë ça të numërojnë kafshatat e bukës. Ata që bëjnë kulla nuk dënohen.

Dënohen ata që bëjnë kontrabandë me naftë me bidona, dhe nuk dënohen ata që sjellin anije nga Libia, japin mld euro për tokën në Portin e Durrësit. Shqiptarët duhet të dalin në protestë. Që mund të kishin dalë qytetarët, ata presin organizim. Ka pasur protestë në mes të vapës në korrik. Testit iu përgjigjën qytetarët. Nëse qytetarët s’dalin nesër, çmimet do rriten më shumë. Dalja e nesërme në protestë nuk është domosdoshmëri për ta rrëzuar, por është fillimi, është instrument protesta. S’ka diferencë mes asaj që ka thënë Meta dhe Berisha, por s’është bërë asnjë thirrje për dhunë.

Zheji: Nuk mund ta fusim në një thes të madh Shqipërinë. Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende të pazhvilluar dhe thuhet; ne jemi e njëjta gjë me protestën. S’mund të më thuash mua që s’ka ngjyra mes Berishës dhe Metës. Kur thua se nuk janë, i bën apel që të jenë të verbër. Që ka pasur një takim sekret mes Alibeajt dhe Berishës. Kam burimet e mia se ka qenë një takim mes Berishës dhe Alibeajt, por takimi ka dështuar. Ka ndodhur këto 2-3 ditët e fundit. Unë them se kjo gjë ekziston.

Salianji: Mendoj se ju jeni me mentalitet perëndimor. S’ka një të vërtetë. Një të vërtetë ka vetëm besimi, por dhe aty ka disa të vërteta. Nëse unë them se….se ju po spekuloni…

Zheji: Po s’po them se spekuloni

Salianji: Më lër të përfundoj…. Të falënderimit zoti Zheji për bukën e përditshme që na jepni….

Bruko: T’i lëmë fyerjet, pa etiketime, të vazhdojmë debatin.

Salianji: Nuk është e vërtetë se unë jam i pozicionuar te Berisha. Nuk jam.

Zheji: Sqaro pozicionin tënd.

Salianji: Këtu ndahen regjimet totalitare nga ata demokratë, se këtu ka vetëm një të vërtetë.

Zheji: Regjimet totalitare thonë; e vërteta që thatë, është e vetmja e vërtetë. Nuk thash se e vërteta ime është e vërteta universale. Mos mi shpërdor fjalët.

Salianji: S’ka një të vërtetë absolute

Zheji: Shko dhe shkruaj një libër

Salianji: E kanë thënë teoricienët. Partitë thërrasin protesta edhe në vendet e tjera qytetarët dalin vetë. Shoqëri që janë në tentativa për të arritur demokracinë, se Shqipëria po bën hapa pas, duke iu referuar raporteve, kërkohen impulse të tjera. Në Çeki u thirr një protestë e tillë. Ndaj mos u merrni me këtë

Zheji: Ti merru me atë që bën vetë, jo me atë që them unë. Po më jep komandë mua?

Salianji: Më ler të flas.

Zheji: Më thuaj me ça do merremi?!

Salianji: Unë s’jam nga ata që do pres këtu që të më jepni leksione. Ju po të doni më lini të flas. Lerini keto te Rames.

Zheji: Qetësohu mor zotëri. S’je mirë?!

Salianji: Ore do më lini hapësirë të flas. Ke ndonjë hall, sta ka varur ndonjë? Ça janë këto gjëra, që hyni në komente personale? Kushdo që e fut debatin në ulli ‘dy PD’, është që nëse ka dy protesta. Por në fakt është vetëm një protestë. Do të thotë se ka një protestë të opozitës. Mos më impononi mendimin.

Zjarr Tv Ad