Protesta e opozitës, apeli i ambasadës italiane: Shmangni grumbullimet, kujdes maksimal

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada italiane në Tiranë ka një mesazh për gjithë qytetarët e vetë, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Në mesazh thuhet se të hënën e 8 korrikut, duke nisur nga ora 20.00 e mbrëmjes, do të mbahet një protestë politike në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Presidencës, Kryeministrisë dhe Parlamentit.

“Bëhet thirrje që të shmangen grumbullimet, të ndiqen përditësimet përmes shtypit dhe të tregohet kujdes maksimal. Gjithashtu, duhet nënvizuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha, në një mesazh drejtuar qytetarëve paraditen e sotme tha se “Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! 8 korrik Shqipëria si Europa! Asnjë hap pas! Rama Ik”.

Zjarr Tv Ad