“Nesër mblidhemi paqësisht në shesh. Kështu është shprehur kryetari demokrat Lulzim Basha pas takimit me aleatët, ku rakorduan detajet për protestën e nesërme. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e thirrur të opozitës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e nesërme do të jetë paqësore, duke hedhur poshtë zërat për skenar të mundshëm dhune nga ana e LSI-së
Aleatët e opozitës u mblodhën në selinë PD. Kryetari i PD-së ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e nesërme ku ai do të jetë së bashku dhe me familjen. Kreu i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme, duke theksuar se nuk ka asnjë skenar dhune.
Ndërkohë që Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të ketë më dhunë, duke hedhur poshte zerat se militante te kesaj force politike mund te krijonin incidente. Kryemadhi i bëri thirrje Xhafajt të jetë i kujdesshëm me deklaratat që bën policia, pasi sipas saj, do të përballet jo vetëm me militantët e partisë, por me të gjithë shqiptarët.
Në takim ishin kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Endrit Brahimllari, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule. Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën në (27 Janar 2018), e cila do fillojë në orën 12:00 dhe do përfundojë në orën 16:00.