Protesta e opozitës, ku pritet të jenë Basha dhe Kryemadhi sot

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi sot protestë në disa akse rrugore të vendit. Në një kohë që kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të jetë në krye të protestës në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit, LSI zbulon edhe shpërndarjen e ish-deputetëve dhe vendodhjen e kryetares së kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Sipas LSI-së, kryetarja e  kësaj force politike Monika Kryemadhi do të jetë e pranishme  në rrethrrotullimin e e Plepave në Durrës.

Ndërsa në kryeqytet, në rrethrrotullimin “Shqiponja”, pritet të jenë të pranishëm ish-deputetët: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kërpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.

Në qytetin e Shkodrës mësohet të jetë Agron Çela, në Lezhë Viktor Tusha, në Milot Përparim Spahiu, në Fier Kejdi Mehmetaj, në Elbasan Edmond Haxhinasto, në Korçë Endrit Braimllari.

 

Zjarr Tv Ad