Protesta e opozitës/ Pedagogu: Prindërit tanë diskutojnë mbijetesën! Lisandër Hoxha: Rama dhe Vuçiç hartuan program për të zbrazur vendin

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita po mban sot protestë përpara Kryeministrisë.

“Përshëndetje e përzemër të gjithë shqiptarët nga Tirana në Londër ku protestohet. Jam pedagog. Në këtë protest të shoqërisë shqiptare, protest përbashkuese e atyre që mendojnë se shqiptarët meritojnë një të ardhme më të mirë.

Kam vendosur të jem me ju duke besuar se kjo protest është zëri i prindërve tanë pensionistë që disktojnë mbijetesën, grave e femrave që me zor përballojnë shpenzimet e shtëpisë.

Zëri i profesorëve që edukojnë të ardhmen, i studentëve që pakësohen ccdo vit në auditoret e Univversitetëve, i studentëve jashtë vendit që nuk duan të kthehen, i të rinjve që kërkojnë shpresën e humbur larg nesh. Dua ti bëj thirrje kolegëve e studentëve, vendi ka nevojë për ne e mund të ringrihet vetëm nga ne”, ka deklaruar ai.

Lisandër Hoxha, anëtarë i këshillit kombëtar i PD tha e Rama e Vuçiç hartuan një program për shpopullimin e vendit.

“Ne treguam se e duam Shqipërinë. Edi Rama në bashkëpunim me Soros dhe argatin e tij, Sllobodanin e Ballkanit, Aleksandër Vuçiç, hartuan një program për të zbrazur vendin. Këtu ka shqiptarë, këtu ka opozitë, këtu jemi përballë Edi Ramës.

A duhet sot t’i kërkojmë kryeministrit në ikje të largohet menjëherë nga kjo zyrë. A duhet t’i themi Edi Ramës se ti nuk je më kryeministri ynë. A duhet sot ne të fillojmë serinë e protestave më të mëdha kombëtare deri në largimin e tij. Nuk do të pranojmë shpopullimin si zgjidhje”, tha ai.

Ndërkohë një student nga Vlora tha se një rrezik i madh e ka kapluar Shqipërinë.

“Do jetë Vlora dhe të rinjtë e jashtëzakonshëm që do bëhen pjesë e të ardhmes opozitare. Thirrje zemre për të gjithë shqiptarët. Ne demokratët, ne opozitarët, ne shqiptarët jemi në misionin historik të pandalshëm deri në shkuljen e regjimit. Një rrezik i madh ka kapluar Shqipërinë këto vite. Më e egra politika e shpopullimit, duke e shkretuar Shqipërinë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad