Protesta e opozitës, policia jep shifrat: 15 në pranga, 5 në hetim

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

15 persona janë arrestuar nga Policia në të gjithë Shqipërinë për dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.

Policia thotë se pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.

Edhe Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut, është vënë në pranga nga policia, për dhunën në protestë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve. Hetimet do të ndiqen më tej nga Prokuroria e Tiranës.

Blutë e Tiranës informojnë zyrtarisht, se shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë: F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë; E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë; N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë; A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë; R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë; S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë; D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër; H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë; I.H., 49 vjeç, banues në Durrës; F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë; S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik; M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan; L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë; P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër; V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, gjatë zhvillimit të tubimit, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

Policia jep edhe inicialet e 5 personave të proceduar në gjendje të lirë: G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë; A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë; R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas; D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë; P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Protesta e nisur me lule nga ana e të rinjtë të Partisë Demorkatike, përshkallëozi në dhunë, që çoi në dëmtime të konsiderueshme të derës hyrëse në kryeministri dhe shkatërrimin total të instalacionit të kërpudhës që ndodhet në lulishten e godinës. Protestuesit çanë disa herë kordonin e policisë, por nga ana e liderëve politikë dhuna u quajt e nxitur nga ana e qeverisë

Zjarr Tv Ad