Protesta e opozitës/ Policia merr masa të rrepta, Garda: Gazetarët me maska kundër gazit

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ndërsa nesër në orën 10:00 është paralajmëruar protesta e opzitës, policia e Shtetit po merr masa.

Ditën e nesërme është parashikuar të mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita, e cila ka paralajmëruar djegien e mandateve të deputetëve.

Por ndërsa protesta e së shtunës u mbajt para Kryeministrisë, nesër pritet që të zhvillohet para Parlamentit, teksa mbahet edhe seanca parlamentare.

Prej ditës së shtunë kur u mbyll protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit është angazhuar për hartimin e një plani masash për menaxhimin e protestës së ditës së nesërme (21 shkurt 2019) e cila pritet në nisë në orën 10 para Kuvendit.

Mësohet se mbi 1000 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës.

Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.

Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.

Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet.

Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

Për këtë arsye, ditën e nesërme do të ketë kontroll të rreptë për këdo që do të futet në ambientet e brendshme të Parlamentit.

Të gjithë duhet të jenë të pajisur me mjete identifikimi. Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur nga gazi. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.

Zjarr Tv Ad