Protesta e opozitës, Veliaj: Tirana nuk do t’i përkulet dhunës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së bashkuar ka nisur edhe pastrimi i qytetit. Kryeqytetit i është rikthyer normalitetit, ndërsa punonjësit e bashkisë vijojnë punën për të hequr çdo mbetje nga bulevardi dhe rrugët ku marshuan dje mbështetësit e opozitës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në “Twitter” pas protestës  ku tha se Tirana është edhe më e fortë.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!  Nuk do t’í përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.

Zjarr Tv Ad