Protesta e PD ditën e Samitit të BE, Tritan Shehu: Ata vijnë të varrosin nismat e qeverisë, kush më mirë se ne do i mirëpresë?

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e Partisë Demokratike në datën 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë vijnë liderat europianë për samitin e Ballkanit Perëndimor ka ngjallur jo pak reagime.

Politikanë nga maxhoranca e kanë kritikuar zhvillimin e protestës në këtë datë, por për deputetin e PD Tritan Shehu, një protestë teksa liderët e BE-së do të mbërrijnë në Tiranë, jo vetëm është normale, por edhe demokratike.

Shehu thotë se kjo do të ishte një formë mirëpritjeje për ta, duke shtuar se krerët e BE-së vijnë në Tiranë për të “varrosur” nismat e qeverisë Rama, si “Ballkani i Hapur”.

Reagimi i plotë i Shehut:

Më 6 Dhjetor nuk është “herezi” të “mblidhesh në shesh“, është një e drejtë qytetare!

Dëgjoj anatemime ndaj idesë për tu mbledhur përsëri me 6 Dhjetor, për të mirëpritur e shpalosur problemet.

Më kujtojnë këto, sloganet e dikurshme, për të pritur me “unitet të celiktë reth partisë” Hrushovin apo Cu En Lai.

Reminishenca e vullnete politike për të na kthyer mbrapa, nën format e reja të autokracisë.

Harojnë ata, që marin rolin e “inkuzitorit” ndaj PD, se së pari miqtë, që do vijnë në Tiranë me 6 Dhjetor kanë një tjetër mentalitet e perceptim nga autokratët e tellallet e tyre për demokracinë.

Ata nuk jane për “unitete” bolshevike, janë për të drejta e demokraci të cdo qytetari e aq më shumë për opoziten në tëresi.

Ata janë personalitete të të vetmes demokraci reale në Bote, asaj Perendimore.

Ata vijne pikerisht per ta shtyre ne ate drejtim demokracine tonë të deformuar, e të mbushur qellimisht me orientalizma anti europiane.

Vijnë edhe per te vazhduar ceremonine e “varrimit” te asaj nisme Lindore te Vucic, qe quhet “Ballkani i hapur”, ku autokrati i Tiranes po na conte.

Vijne per te pershpejtuar implementimin e “Procesit te Berlinit”, TPR, etj te Brukselit, pikerisht per te na afruar me familjen tone natyrale, BE.

Per keto ndryshime te “kursit”, PD e demokratet kane nje merite te vecante, rol te pa zevendesueshem.

Prandaj kush me mire se ne do te mireprese ata lidera europiane, qe kerkojne te sanksionojne ate per te cilen ne prej vitesh po luftojme?!

Pra mos u “trembni” e as mos u shqetesoni per daljen tone ne “shesh “ me 6 Dhjetor.

Edhe dicka tjeter per “kasandrat” e asaj dite.

Do te jete nje pritje dinjitoze.

Por dhe nje shpalosje demokratike e problemeve madhore, proteste per ato me te cilat po ndeshet sot vendi yne, si pasoje e keq qeverisjes se ketij rregjimi.

Kush mund ta shprehe me mire kete se sa njerezit e bashkuar e te vendosur per demokraci, Europe e Perendim?!

Per te tilla demostrime, mesazhe, ka nevoje vendi dhe partneret tane, ne keto momente te veshtira te historise sone.

Dhe miqte e nderuar te asaj dite ne kete „gjuhe“ flasin e lexojne, jo ne gjuhen e autokrateve.

Romaket dikur thonin:

“Vox populi, vox Dei”!

Ata qe vijne dijne ta vleresojne e respektojne kete thenie te madhe.

Zjarr Tv Ad