Protesta e pedagogëve, Braçe i përgjigjet Açkës: Pagat janë rritur në 2017! Dëshmitare jeni edhe ju ish-ministre e Arsimit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Erion Braçe është ndalur edhe tek rrogat e pedagogëve, duke iu përgjigjur edhe deputetes Flutura Açka. Braçe tha se rrogat e pedagogëve nuk janë rritur për herë të fundit në 2005, por në vitin 2017.

“Kryetare ky diskutimi që sapo u bë erdhi pas diskutimit tim doja të thoja që unë nuk shava kënd dhe nuk sulmova kënd. Dëgjova sharje dhe fyerje në adresë të personave që janë dhe të atyre që nuk janë këtu. Rrogat e pedagogëve nuk janë rritur për herë të fundit në 2005, por janë rritur në vitin 2017 për 3260 pedagogë me një vlerë prej 450 mln lekësh që pas pesë vitesh është maturuar në 2.2 mld lekë. Dhe dëshmitare për këtë jeni ju ish-ministrja e Arsimit”, tha Braçe, duke iu drejtuar edhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Zjarr Tv Ad