Protesta e pedagogëve/ Deputetja e PL i përgjigjet Ramës: Shqiptarët nuk duan që vendi të mbushet me bangladeshas universitarë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho reagoi ditën e sotme me anë të një postimi për deklaratat e kryeministrit Rama për kërkesat e pedagogëve ku ai tha se do të kontrollohet pasuria e tyre.

Xhixho shkroi se “shqiptarët presin hetimin nga drejtësia të pallatit të Edi Ramës në Surrel dhe milionat e inceneratorëve” të cilat sipas saj “duan t’i fusin nëpër banka përmes amnistisë fiskale”. Ajo shtoi se “shqiptarët nuk duan që fëmijët e tyre të largohen nga vendi dhe ai të mbushet me bangladeshas universitarë”.

Postimi i plotë:

Shqiptarët presin hetimin nga drejtësia të pallatit të Edi Ramës në Surrel dhe milionat e inceneratorëve, koncesioneve e tenderave që duan t’i fusin nëpër banka përmes amnistisë fiskale. Shqiptarët nuk duan që fëmijët e tyre të largohen nga vendi dhe Shqipëria të mbushet me bangladeshas universitarë.

Zjarr Tv Ad