Protesta e pedagogëve/ Ish-deputetja e PS: Rritja e pagave 8% është demagogji. Vetingun, nuk do guxojnë ta bëjnë se duhet ta nisin nga vetja!

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish deputetja e PS, Mimoza Hafizi, e cila i është bashkuar protestës së thirrur nga Sindikata e pedagogëve, në një prononcim për mediat ka komentuar deklaratën e kryeministrit për rritjen e pagave të tyre me 15%.

“Rritja e pagave 8% është demagogji, 7% mund të jetë rritje reale, është krejt i papërfillshëm në raport me atë cfarë kërkohet. 8% që vjen nga tarifat e studentëve nuk mbetet ndonjë rezervë për të rritur pagat e pedagogëve”.

Hafizi tha se rektorët e universiteteve duhet të deklarojnë qendrimin e tyre në lidhje me këto kërkesa.

“Rektorët nuk e di ku janë qe përballë kësaj lëvizje e kërkesave të formuluara kaq qartë. Ata duhet të ndjehen që ekzistojnë diku e të mbajnë pozicionin e tyre, të pranojnë që universiteti nuk mund të vijojë më me këto paga e këtë trajtim që i bën politika e qeveria”.

E pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama për vetingun e pedagogëve, Hafizi tha:

“Ka qenë një kërcënim i hapur, kam përshtypjen që nuk do guxojnë ta bëjnë se duhet ta nisin nga vetja e nga vetja nuk e fillojnë dot. Shumica e pedagogëve në universitet janë gati që të deklarojnë dokumentet nga ku i kanë të ardhurat”, tha Hafizi.

Zjarr Tv Ad