Protesta e pedagogëve, Xhixho thirrje qeverisë: Rrisni pagat, rrezikohet viti akademik

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje nga Kuvendi për rritjen e pagave të pedagogëve pasi sipas saj mospërmbushja e kërkesave të tyre do të sjellë kolaps të vitit të ri akademik.

Ajo tha se paratë për këtë kërkese ekzistojnë pasi buxheti i shtetit është rritur me rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se ato mund të gjenden për instalacionin 3.7 milionë euro në kryeministri.

“Prej javësh pedagogët janë në protestë. Prej javësh janë detyruar të dalin në rrugë sepse nuk trajtohen me dinjitet. Në vend të dëgjoheshin për kërkesat e tyre të drejta u përballën me arrogancën dhe injorimin nga Ministria e Arsimit dhe Kryeministri.

Ata nuk janë armiq, por janë shtresa më intelektuale e vendit që janë detyruar të kërkojnë një pagë sa Kosova. Nuk janë qiqra në hell. As sa Mali i Zi apo Kroacia, por sa Kosova.

Qasja është sikur janë armiq. Kjo shtresë po na vë alarmin se mund të largohen nga vendi. Qeveria u tall me ta duke i thënë që do ta rrisim 7% kur ata përballen me kosto të larta të jetesës. Çfarë kërkojnë. Edhe ato i kanë shtrirë në kohë sepse janë intelektualë.

Duhet urgjentisht të rrisim nga 0.1% në 0.3% të PBB për kërkimin shkencor në vend. Paratë janë dhe ajo që thuhet që nuk ka para është gënjeshtër.

Mbi 400 mln euro ka përfituar buxheti nga rritja e çmimeve. Ndërsa arka pasurohet, shqiptarët varfërohen. Ku i gjen paratë për një instalacion 3.7 mln euro për qejfet e kryeministrit, ndërkohë që pedagogët e qytetarët përballen me luks për t’u ushqyer.

Përshkallëzimi i protestës së pedagogëve do sjellë një kolaps të vitit të ri akademik. Duhet të përmbushen kërkesat ose nuk do kemi nisje të vitit të ri akademik”, tha Xhixho.

Zjarr Tv Ad