Protesta e PL, Mustafaj: Opozita dhe qeveria të lexojnë lodhjen e qytetarëve nga protestat paqësore

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e PL, Mustafaj: Grupi i Alibeaj nuk mori pjesë, e hidhur, opozita dhe qeveria të lexojnë lodhjen e qytetarëve nga protestat paqësore

Analisti, Besnik Mustafaj, komentoi në studion e “Radar” në Abc protestën e Partisë së Lirisë, e cila u zhvillua këtë pasdite në landfillin e Sharrës.

Mustafaj tha se mospjesëmarrja në protestë e asnjë nga deputetëve të grupimit të Enkeljd Alibeajt i la shije të hidhur, ndërsa thotë se qytetarët janë lodhur nga protestat që nuk japin asnjë rezultat.

Ai tha se PD, PL dhe mazhoranca duhet të lexojnë lodhjen e qytetarëve nga protestat paqësore.

“Në protestën e Partisë së Lirisë nuk kishte asnjë nga grupi i Alibeaj, mua kjo më la shije të hidhur.

Duke e bërë protestën në vendin e krimit, protesta konkretizohet, konkretizohet fakti se çfarë ka ndodhur dhe ç’po ndodh. Edmond Budina në protestë kërkoi 2 gjëra: tha që protestat duhet të kenë një rezultat, e dyta shtroi një problem që në thelb shpreh një lodhje të qytetarëve nga mënyra e refuzimit të qeverisë kur ata protestojnë. Lodhjen nga protestat paqësore duhet ta shohin edhe PD dhe PL por edhe qeveria” , tha Mustafaj.

Shtator i nxehtë në PD?

Gjithashtu analisti tha se PD-ja e përçarë dëmton opozitën, ndërsa thekson se opozita nuk është imponuese me Alibeajn në krye.

“PD e përçarë i bën dëm opozitës dhe i bën mirë mazhorancës. Balla nuk e merr seriozisht Alibeajn. Dhe Alibeaj nuk e ka fuqinë që të marrë përsipër situatën. Opozita nuk është imponuese me Alibeajn në krye”, tha Mustafaj./abcnews.al/

Zjarr Tv Ad