Protesta e shpresës, mijra studentë marshojnë te Ministria e Arsimit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrugët e Tiranës janë mbushur si asnjëherë më parë me të rinj e të reja që kanë nisur një lëvizje të madhe për plotësimin e kërkesave të tyre. Mijëra të rinj e të reja me flamuj shqiptarë, amerikanë apo edhe BE dhe me parulla të shumta në duar kanë bllokuar rrugët. Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, kanë larguar çdo element partiak nga protesta duke mos pranuar politizim dhe i kanë lënë qeverisë ultimatum për plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Ndërkohë që studentët e Universitetit Politeknik të mbledhur para sheshit “Nënë Tereza” kanë publikuar sot me foto edhe emrat e pedagogëve të cilët sipas tyre duhet ti nënshtrohen Vettingut, ndërsa i kanë shënuar me kryq të kuq.

Ndërkaq, qeverisë i është vënë një ultimatum që të pranojë pa kushte të gjitha kërkesat e tyre dhe është paralajmëruar përshkallëzim deri në grevë urie.  Sot  është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ndërkohë, në të kundërt bashkërisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Studentët i janë përgjigjur negativisht edhe kërkesës së kryeministrit Edi Rama për bisedime.

Zjarr Tv Ad