Protesta e studentëve/ Braçe: Hiqni dorë nga dhuna, hapni shkollat

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë kur studentët e kanë zhvendosur protesten brenda fakulteteve, duke bllokuar auditoret, ka reaguar ashpër numri dy i qeverise, zv.kryeministri Erion Braçe.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Braçe e quan gjithë sa po ndodh tashmë në auditore dhunë.

“Dhuna nuk ka lidhje me shkollën, madje nuk ka lidhje me as me proçesin mësimor”- shkruan Braçe dhe u ben thirrje studenteve të heqin dorë nga dhuna dhe të hapen shkollat për ata që duan mësim” shton më tej Braçe .

Reagimi i Erion Braçes

KJO ESHTE #DHUNE

#Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt,
ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave.

#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen,
madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor.

#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.
#TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;
#Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje.

#Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne!

E mbani mend;
Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal.

#BollmeDhune
#HapniShkollat
Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni.

Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar!

Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;
#HapniShkollat per studentet qe duan mesimin!

Zjarr Tv Ad