Protesta e studentëve merr rrjedhë tjetër, ja çfarë do të ndodhë sot

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditë me zhvillime të rëndësishme pritet të jetë kjo e sotme, sa i takon protestës së studentëve, ku një pjesë e tyre e ka kaluar natën përballë kryeministrisë dhe zyrës së Nikollës.

Ditën e sotme, ku do të këtë si çdo javë mbledhje parlamenti, pritet që studenëtët të ndryshojnë drejtim, duke mos u mbajtur më para kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, por të zhvendoset para Kuvendit.

 

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12  do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratë për të mediat të Këshillave studentore.

 

Ditën e sotme, deputetët e mazhorancës mblidhen në seancën plenare, ndërkohë deputetët e opozitës e bojkotojnë tashmë prej kohësh.

Deri më tani, protesta e studenteve është zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Të martën dhe sot, protestuesit u ndanë në dy grupe, duke u vendosur një pjesë para ministrisë së Arsimit dhe një pjesë para kryeministrisë.

Ditën e martë, kur skadoi edhe afati i që studentët kishin vendosur për plotësimin e kërkesave të tyre, një grup protestuan edhe te Zogu i Zi.

Zjarr Tv Ad