Protesta e studentëve, Rama tregon dy rrugët si të rinjtë do marrin përgjigje

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në platformën e bashkëqeverisjes, në lidhje me protestën e studentëve.

Ai është shprehur sestudentët mund të pyesin dhe të shprehin problemet e tyre të cilat do marrin përgjigje dhe zgjidhje.

Duke folur gjatë aktivitetit për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama tha se një dritare të veçantë për studentët do ketë edhe në faqen e Ministrisë së Arsimit në facebook.

“Në platformën e bashkëqeverisjes do ketë një dritare të veçantë për studentët, të cilët mund të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje për pakënaqësitë që kanë. Edhe Ministria e Arsimit do çelë në Facebook një dritare për të gjitha pyetjet që shqetësojnë studentët lidhur me tarifat apo për cdo paqartësi që kanë”- tha Rama.

Kujtojmë se një pjesë e studentëve vijojnë bojkotin dhe ngujimin në fakultete në shenjë proteste, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë

Zjarr Tv Ad