Protesta e studentëve/ Reagon Rama: Maskarada s’do devijojë rrugën e nisur

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ngujimit të studentëve tek fakulteti i Ekonomikut dhe ai i Juridikut në shenjë proteste, vjen dhe reagimi i  kryeministrit Rama . Ky i fundit i ka kërkuar ndjesë studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e mësimit.

Ai vijon më tej se kjo maskaradë nuk e  devijon rrugën e nisur. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare për tarifat, sipas Vendimit të Qeverisë.

Postimi i plotë

“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët🤝. Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student😊. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë😊Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave👍#QentëLeTëLehin ne do shkojmë së bashku përpara🤝”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad