‘Protesta’, Gjunkshi: Është bllokuar lëvizja e mikrobuzëve nga Peshkopia-Tiranë

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që na ndan vetëm një ditë nga protesta e 16 shkurtit, deputeti i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar bllokimin e linjës së mikrobuzëve Peshkopi-Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook’, Gjunkshi thekson se firma ‘Ariu Ariu’ e cila mban linjën e mikrobuzëve Peshkopi-Tiranë ka dhënë urdhër mosqarkullimin e mikrobuzëve nga ora 04:00 të mëngjesit.

Postimi i Xhemal Gjunkshit

Te dashur dhe te nderuar qytetare dhe qytetarë te Dibres.

Aktualisht firma Ariu Ariu e perfaqesuar nga Adil Cibaku, i cili perfaqeson linjen e mikrobuzeve Peshkopi – Tirane, ka dhene urdher qe asnje mikrobuz, duke filluar nga ora 04 :00 ne mengjes te dates 16 Shkurt 2019 te mos levize nga Peshkopia ne Tirane.
Ky person, i cili eshte akuzuar publikisht, per aferat korruptive ne raport me drejtuesit e mjeteve(shofereve), te cilet kryejne çdo dite kete rruge, u merr dhe vazhdon tu marre privatisht nga 500 mije leke te vjetra ne muaj rryshfet shofereve te kesaj linje.
Deri ne keto momente pavaresisht denoncimeve publike nuk ka asnje veprim si nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise dhe nga Prokuroria e Rrethit Diber, qe te ndëshkoj kete individ i cili i ka sherbyer dhe i sherben Qeverise se Krimit.

Nuk ka asnje person, çfardo lloj pushteti qe te kete, qofte ne nivel lokal apo qendror qe te mund te ndaloje, abuzoje dhe te pengoje levizjen e lire te qytetareve Dibrane brenda dhe jashte vendit.
Krahas mjaft problemeve qe kane, sic eshte varferia, papunesia, mungesa e theksuar e sherbimeve qe duhet te marin nga pushteti i korruptuar vendor dhe ai qendror, ne kete dite ndodhen dhe perballe mungeses se sherbimit te transportit.
Ne keto kushte kerkoj:
Se pari: Ndjekjen penale te ketij “Trimi” qe guxon, pengon, abuzon qellimisht me atë qe ia kanë dhuruar dhe jo merituar.

Se dyti: I kerkoj urgjentisht Ministres së Infrastruktures dhe Energjise Znj. Belinda Balluku, heqjen e licenses firmës “Ariu-Ariu” te perfaqesuar nga Adil Cibaku.

Te dashur qytetare te Dibres, ju jeni ne te drejten tuaj qe te levizni lirshshem jo vetem ne Shqiperi, por edhe në gjitha vendet e BE-së. Është Partia Demokratike e Shqiperise ajo qe ka bere te mundur levizjen e lire te qytetareve te ketij vendi. Prandaj, besoni Partine Demokratike dhe le te bashkohemi te gjithe se bashku me 16 Shkurt 2019 ora 11:00 per te protestuar dhe fituar mbi kete pushtet te lidhur me krimin.
#16shkurt #protesto

Zjarr Tv Ad