“Protesta ishte TURP KOMBËTAR”, Rama flet për krizën energjitike: Po e paguajmë një pjesë të faturës tuaj nga buxheti i shtetit, asnjë qeveri në Europë nuk e bën këtë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ditën e sotme protetsën e qytetarëve për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, duke e quajtur një turp kombëtar, pasi sipas tij, Shqiëpria është vendi i vetëm i NATO-s ku protestohet.

Ai tha se qeveria e tij në këto 8 vite është qeveria më e vëmendshme ndaj protestave, pasi në 3 raste ka reaguar, madje edhe duke u këkruar falje qytetarëve.

“Shkruante një profesor i nderuar, për të cilin kam respekt, Fatos Tarifa, një letër të hapur për mua dhe më qortonte mua për mungesë durimi ndaj qortimeve të protestuesve dhe për arrogancë ndaj tyre. Unë e përsëris, ajo protestë është turp kombëtar. Nuk është arrogancë ndaj protestuesve. Faktet janë aty dhe kujtesa e secilit mund ta konfirmojë këtë që po them. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave se në këto 8 vite. Në këtë vend ku haje edhe plumbin ballin kur vije në protestë. Në këto 8 vite kanë protestuar sa kanë dashur. Ne i kemi dëgjuar protestat me respekt dhe institucionin e protestës e kemi respektuar, pasi mund të sjellë vlerë të shtuar për qeverisjen. Qysh me protestën e armëve kimike, pastaj me tarifën e traut të rrugës së Kombit dhe me protestën e studentëve, janë 3 raste kur qeveria ka reaguar, madje për rastin e Kukësit kam kërkuar edhe ndjesë, apsi ishim ne gabim.”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për krizën energjitike dhe përmendi se qeveria po financon nga buxheti i shtetit një pjesë të faturës së energjisë së qytetarëve. AI tha se të gjithë kolegët i kanë thënë se kjo që po bën është një çmenduri financiare, teksa shtoi se qeveria shqiptare është evetmja në Europë që paguan një pjesë të faturës së energjisë për qytetarët e saj.

“Është një Ditë Vere pak më ndryshe nga të tjerat pasi jemi në një kohë jashtëzakonisht të vështirë, si rezultat i luftës që është rikthyer në Europë pas shumë dekadash dhe që shpreosjmë shumë që të mos përhapet dhe të mbyllet një orë e më parë, po askush nuk e di sa mund të zgjasë. Faktikisht, kufta me bomba, me plumba, me vdekje e shkatërrime e shpërngulje nga shtëpitë zhvillohet në Ukrainë, por efektin e ka pasur të menjëhershëm në

Europë dhe botë me faturat dhe çmimet që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që faktikisht kanë alarmuar tregjet, duke krijuar një lloj paniku.

Unë doja të nënvizoja faktin se lufta ka ndikuar të gjitha çmimet, ndërkohë që kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës. Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjisë, por kriza energjitike ka filluar më përpara. Ne e kemi paralajmëruar fillimin e një krize energjitike serioze disa muaj më parë. Kur unë dola dhe fola për krizën energjitike, pati shumë reagime negative që kjo është lojë apo sajesë. Ne kishim filluar ta konstatonim krizën pasi po rriteshin çmimet e energjisë në treg.

Këto çmime arritën në kulme të paimagjineshme. Nga 52 euro megavat orë që ishte minimum i qëndrueshëm në fillim të vitit të kaluiar, jemi në 550 euro për megavat orë. Jemi në të tretin vit rresht pa reshje të mjaftueshme, ku më shumë ka diell sesa ka re. Kemi nevojë të dalim në import, duhet ta paguajnë qytetarët, konsumatorë familjarë dhe bizneset. Si mundemi ne që gjithë këtë ngarkesë financiare ta transferojmë te faturat tuaja? Te pensionistët, te familjet me të ardhura të ulëta, pasi me këto çmime e kanë të rëndë goditjen në buxhetin e tyre.

Ne s’mund ta bëjmë këtë, por do e financojmë nga buxheti i shtetit. Pjesën e rritur të çmimit të energjisë do ta paguajë buxheti i shtetit. Kur vjen fatura në shtëpi, ajo vjen siç ishte përpara se të vijë ndonjë krizë, me 7 leke/kilovat për pensionistët dhe 9.5 lekë për të tjerët. Këtë nuk po e bën asnjë qeveri tjetër, as në rajon dhe as në Europë. Të gjitha qeveritë e tjera e kanë rritur çmimin e energjisë dhe ngrohjes, sepse është diçka për të cilën kolegë të mi më thonë se kjo është çmenduri financiare. Është çmenduri financiare, por pas tërmetit dhe pandemisë, nuk mund t’i çojmë edhe këtë goditje. Ne kemi vënë një mburojë financiare qysh në momentet e para të krizës.

Në faturën që do t’ju vijë, do të shikoni sa është çmimi real dhe sa është diferenca që shteti paguan, për t’ju treguar se kjo qeveri është ndryshe e asaj shëmbëlltyrë e asaj që përpiqen të pikturojnë me proppagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që jua kokën juve për gjithë këto vite që me turmat e këtyre të parëve dalin atje dhe e bëjnë Shqipërinë të vetmin vend në NATO dhe botën demokratike që për turp proteston që në ditët e para të luftës për pasojat e luftës në çmime”, u shpreh kryeministri.

Zjarr Tv Ad