Protesta kundër Ramës në Fier

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës së djeshme të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i fundit zhvilloi takime atje në kuadër të bashkëbisedimit me qytetarët për “Bashkinë që duam”. Sipas kreut të PD, Fier Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë ndërsa një protestues ende mbahet në polici. Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve, ndërsa nuk ka ende një autor për plagosjen e efektivit të policisë në protesta. I pyetur për këtë incident, Baçi thotë se i qëndron deklaratës së tij të një dite më parë se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar, duke bërë apel që ai të kapet dhe të përballet me ligjin.

 

Zjarr Tv Ad