Protesta lë studentët pa bursë

0
6

Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe ata të Shkencave Sociale nuk kanë marrë bursat për muajin dhjetor dhe janar.

“Ne na është hedhur vetëm tetori dhe gjysma e nëntorit. Për dhjetorin dhe janarin nuk kemi informacion”

Për muajin dhjetor do të duhet të kishin në llogarinë e tyre bankare 8 mijë e 900 lekë ndërsa për muajin janar bursa do të duhet të rritej me 1 mijë e 100 lekë, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Por gjatë këtyre dy muajve një pjesë e studentëve nuk kanë frekuentuar mësimin për shkak të protestës.  Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që ata nuk e kanë përfituar bursën pasi një ndër kushtet është edhe pjesëmarrje e rregullt në procesin mësimor.

Ndërkohë burime thonë se shkaku kryesor i këtij ngërçi mbetet edhe mungesa e buxhetit.

Fondet buxhetore për mbulimin e këtij shpenzimi administrohen nga institucionet publike të arsimit të lartë. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë dhe duhet të paguhet çdo muaj.

Për këtë vit përfitojnë afro 8 mijë e 700 te rinje pjestarë të familjeve me ndihmë ekonomike si studentë ekselentë. Efekti  financiar në buxhetin e shtetit kap vlerën e 460 milionë lekëve.