Protesta masive në Francë, Çmimi i karburantit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit në Francë kundër rritjes së cmimit të karburanteve vijojnë në rrugën e tyre, teksa në lëvizjen më të fundit kanë bllokuar me dhjetëra depozita karburantesh, duke premtuar se do të bllokojnë vendin. Zëdhënësi i tyre konfirmoi kërkesën për t’u takuar me presidentin Makron, por deri tani Elize’, nuk ka reaguar.

Vazhdojnë protestat në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Ndërsa disa nga rrugët janë ende të bllokuara, gjatë mëngjesit të së hënës protestuesit kanë bllokuar me dhjetëra depozita me karburant duke premtuar se do të bllokojnë vendin. Organizatorët e protestave u shprehën për mediat vendase se presin ende një reagim të qeverisë e sidomos një takim në Elize me presidentin francez Emanuel Makron.

Zëdhënësi i manifestuesve shpjegoi për gazetarët se kanë ndërmend të bllokojnë rafineritë dhe depozitat industriale për të shkaktuar në këtë mënyrë një impakt ekonomik në mënyrë që qeveria të reagojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Manifestuesit pretendojnë se përfaqësojnë shtresa të ndryshme të popullsisë dhe mbrojnë arsyet e tyre për bllokimin e rrugëve.

Nuk kanë munguar as incidentet ku në Kale një kamionist australian ka thyer bllokadën e vendosur duke plagosur disa manifestues, më pas ai u shoqërua nga policia. Organizatorët këmbëngulin se do të vazhdojnë protestat në të gjithë vendin e nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga presidenti atëherë të shtunën revolta do të përqendrohet në Paris.

 

Zjarr Tv Ad