Protesta masive priten edhe në Serbi

0
2

Jo vetëm në Shqipëri, por ditën e sotme priten protesta masive antiqeveritare edhe në Serbi. Demonstruesit kanë marshuar për herë të 18-të në rrugë duke kundërshtuar mënyrën e qeverisjes.

Autoritetet serbe i druhen faktit se protesta e sotme mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime paralele.Disa mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestat antiqeveritare në kryeqytetin serb. Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe aleanca opozitare politike kanë përsëritur kritikat ndaj qeverisjes së presidentit Vuçiç.

Krahas pakënaqësisë mbi sistemin e qeverisjes, qytetarët në Beograd dhe në qytetet të tjera kërkojnë gjithashtu zgjedhje të ndershme, por edhe krijimin e një baze ligjore dhe morale për një media të lirë e të pavarur nga presionet politike.