Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar avokati Altin Goxhaj për të folur për protestën e 7 korrikut. Ai tha se ajo i kaloi pritshmëritë .
Sipas Goxhajt kjo ishte protesta më e madhe që është bërë në 20 vite në Tiranë dhe merita sipas tij i shkon kreu të Pd Sali Berisha.
Goxhaj: Unë isha pjes e organizimit, kaloi të gjitha pritshmëritë, i kapërceu. Me sekonda po shtoheshin. Ne donim të thonim që nxori Tiranën në shesh më shumë se kurrë. Deri në 7 e 10 protesta dukej e mirë por jo ajo që e prisnim, mund të ishin deri në 20 mijë.
Më pas kishte kaq shumë njerëz. Ishte masive. Protesta më e madhe që është bërë në Tiranë që nga viti 2004, në 20 vitet e fundit. Kishte edhe disa element që njerëzit i injorojnë, kishte të rinj, femra. Kjo ka shumë rëndësi. Jam i acaruar me mediat se nuk i kanë thënë këto. Suksesi më i madh I Berishës është se solli të gjithë Tiranën në shesh, beteja e tij më e bukur në 20 vite.
Ka pasur disa sabotime në protestë. Protesta ishte një start për korrikun. Kjo nuk protestë e mllefit qytetar. Protesta ia arriti qëllimit. Objektivi është rrëzimi i Edi Ramës. Shqipëria po shpopullohet. Ne e kishim seriozisht këtë punë, se e kuptuam që kush është armiku.