Protesta në mbrojtje të Butrintit, policia tenton të pengojë aktivistët, reagon edhe Berisha

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një protestë afër selisë së Kuvendit të Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Por në nisje të kësaj proteste policia ka tentuar që ti pengojë anëtarët e kësaj aleance të vendosen në afërsi të Kuvendit për protestën.

Policët nxirrnin pretendime sikur u është zënë rruga e kalimit të deputetëve.

Aktivisti Aulon Kalaja u ka shpjeguar punonjësve të policisë së ata kishin të drejtë të protestonin.

Ndërkohë për këtë sjellje të policisë së shtetit ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook edhe Kryetari i PD Sali Berisha.

Ja postimi:

Vazhdon për të dytën ditë protesta para Parlamentit nga Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit kundër mega-aferës korruptive të Edi Ramës. Policia, me urdhër nga lart, përpiqet të pengojë protestuesit paqësorë. #sb

Zjarr Tv Ad