Protesta në Tiranë, Berisha “kapet” me gazetaren për 21 Janarin: Protestuesit po gjuanin me plumba xhamat e kryeministrisë

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së heshtur për Ilvi Metën, i cili vrau veten në Komisariatin e Kavajës pak ditë më parë.

Gjatë fjalës së tij për mediat, njëra prej gazetareve e ka pyetur edhe për vrasjen e 4 qytetarëve në bulevard në 21 Janar 2011. Berisha tha se protestuesit po qëllonin me plumba drejt kryeministrisë, teksa shtoi se janë dhënë edhe dënime për disa nga gardistët.

Ju kërkoni drejtësi për këtë rast, po për 4 të vrarët në 21 Janar në bulevard?

Berisha: Je fare gabim për këto që thua ti. Kanë humbur jetën 4 njerëz, të cilët në këtë bulevard po gjuanin me plumba xhamat e kryeministrisë. Nëse doni të gënjeni para kamerave, ju vini gënjeni, ju mund të turpëroheni me këtë që gënjeni. Të gjitha mediat i kanë parë plumbat që kanë qëlluar xhamat. Janë dhëën disa dënime për kalim kompetence nga Garda. Garda u sulmua, dhe ka një ligj që thotë se ‘nëse një zyrtar i Gardës sulmohet, qëllon në ajër, herën e dytë qëllon në këmbë dhe herën e tretë e asgjëson sulmuesin’. Të krahasosh ti një person që gjuan me gur apo dinamit një ushtar të Gardës, me një person që ndodhet në qeli, dhe të dali i vdekur, ka një verbëri militanteske.

Gjithashtu Berisha paralajëmroi se shumë shpejt do të fillojnë protestat kundër vjedhjeve të pronave publike.

“Shumë shpejt do fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike, seps ekemi të bëjmë me një organizatë kriminale. E morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad